Lajme

Rexhep Selimi-Hotit: S’e kemi për qëllim të ju shajmë, më të fyer jemi ne

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 12 October 2020

Në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka pasur një replikë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Pas deklaratës së Kryeministrit Hoti se gjatë raportimeve të bëhet një pikë e veçantë për sharje të qeverisë, më pastaj të bëjmë debate të mirëfilltë i ka reaguar Deputeti Selimi.

 

 

-Advertisement-

Ai ka thënë se ajo çka duhet të pajtohem me Kryeministrin është se çdo herë me dalë me folë, ke me folë njëjtë.

“Për katër herë sa ishe i ndjetë edhe pse të kanë mbete edhe 96 herë me raportua njëjtë ke me qenë. Nëse i krahasojmë me 4 veprime që i ke bërë atje, del se asnjë qëndrim nuk e ke mbajte. A the që po shkon për njohje reciproke, çka solle, atë çka po quajmë mini-shengen, solle barazimin e të pagjeturve me të zhvendosurit, solle nismën për ndarjen e Ujmanit, solle edhe atë që ne nuk e kemi në dorë daljen e Serbisë  në Adriatik”, ka thënë Selimi-, tansmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se pajtohet me Kryeministrin Hoti, se sa herë që do të vish në Kuvend do të jesh njëjtë, por Kosova nuk do të jetë e njëjtë.

“Nuk e kemi për qëllim që të ju shajmë, por mbrapa deklaratave për transparencë, është ajo çka do që të thuhet, të mos të thuhet e vërteta. Larg asaj që të fyejmë,  më të fyer jemi ne”, theksoi deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera