Lajme

Rexhep Selimi godet Sami Lushtakun: Je në fund të karrierës politike

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 28 May 2020

Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e zyrtarit të PDK-së, Sami Lushtaku, se këshilltari i Kurtit e ka quajtur UÇK-në, terroriste.

Sipas tij me këtë deklaratë, Sami Lushtaku ka kryer veprën e shpifjes.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që Shkelzen Gashi, ka theksuar se UÇK është terroriste.

-Advertisement-

Selimi tha se Lushtaku në deklaratën e tij se më 2004 e ka vizituar Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk qëndron. Kjo pasi sipas tij, VV është themeluar një vit më vonë, më 2005.

Selimi konsideron se Sami Lushtaku është në fund të karrierës politike dhe këtë ai po e vëren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera