Lajme

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 24 November 2021

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me Covid-19. Kështu ka thënë sonte në Debat Plus, Ermal Panduri.

Ai ka njoftuar se mostrat e personave të tjerë që po mbahen në paraburgim janë dërguar për testim, raporton Indeksonline.

“Ata sot kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e marra të të ndaluarit të të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai ka shtuar se një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera