Lajme

Rexhep Selimi: Bashkimi me Luginën e Preshevës duhet të ndodhë, por me Kosovën e pandarë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 15 February 2019

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se bashkimi me Luginën e Preshevës duhet të ndodh por pa e rrezikuar sovranitetin dhe territorin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të mbajtur për media duke shtuar se Presidenti Hashim Thaçi është duke u munduar që të manipulojë me temën e Luginës së Preshevës vetëm për të krijuar diskurs për ndarjen e Kosovës.

“Gjendja e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mbetet faktorë i pakryer nga ana e Serbisë. Tashmë dihet se Serbia nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

-Advertisement-

“Shqiptarët e këtyre tre komunave janë në gjendje të rëndë. Deri më tani Presidenti Thaçi e ka përgatitur një rezolutë për ta sjellë në Kuvend dhe që ka të bëjë me Shqiptarët që jetojnë në këto tre komuna”.

“Mos të harrojmë që ka pasur edhe rezoluta tjera që janë miratuar në Kuvend për këtë çështje, por deri më tani nuk është zbatuar asgjë. Flitet në ndërkohë për bashkimin e kësaj zone, por flitet në kuadër të planit të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme”.

“Pikërisht ata që i shkelin të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, po garantojnë se po i respektojnë të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Duhet ta theksojmë se flamuri shqiptar kombëtarë është i ndaluar që të përdoret atje. Një ditë pas vizitës së Presidentit Edi Rama, atje janë arrestuar të gjithë organizatorët që kanë mbajtur flamuj kombëtarë”.

“Mos të harrojmë se atje ka ndodhur një referendum në vitin 1992 dhe ai referendum do të duhej të respektohej. Duhet të ndodhë bashkimi i tre komunave, por me Kosovën e Bashkuar. Ne duhet ta kuptojmë se integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian, shqiptarët e kanë në dorë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera