Kulturë

Rexhep Munishi, laureat i çmimit të muzikës “Niketë Dardani”

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 24 May 2019

Rexhep Munishi është fitues i çmimit të madh në fushën e muzikës “Niketë Dardani”, çmim i cili është ndarë për vepër jetësore,  shkruan KultPlus.

Ky çmim i është ndarë sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga ministri i këtij institucioni Kujtim Gashi.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet e tjera në fushën e muzikës, çmime këto që ndahen tash e sa vite nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, ku këtë vit janë ndarë me përbërje të jurisë: Zeqirja Ballata, Baki Jashari e Dafina Zeqiri Nushi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera