Uncategorized

Rexhep Hoti premton angazhim për Jashanicën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 06 August 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ishte sot në fshatin Jashanicë e Epërme të Klinës ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone.

Objektivi kryesor i takimit ishte diskutimi për preokupimet dhe nevojat e fshatit.

Pasi dëgjoi hallet dhe shqetësimet e banorëve, Hoti theksoi se “prej vitit 2007 e deri sot Klina ka përfituar qindra miliona investime falë angazhimit dhe këmbëngulësisë të pakompromis të kryetarit Sokol Bashota”.

-Advertisement-

“Krahasuar me komunat tjera, Klina qëndron shumë më lartë sa i përket investimeve dhe ndërtimit”.

Edhe pse në fshatin Jashanicë tanimë ka filluar të realizohet një projekt i madh që synon asfaltimin e të gjitha rrugëve të lagjeve të fshatit si dhe ndërtimin e kanalizimit nëpër të gjitha lagjet, prapë se prapë kanë ngelur edhe disa shqetësime të banorëve.

Nga banorët e zonës, Hoti u njoftua për nevojën e funksionalizimit të ambulancës së fshatit, pastaj për nevojën emergjente të funksionalizimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimin me ujë dhe rregullimin e energjisë elektrike nëpër fshat.

Rrjeti elektrik i stërvjetruar dhe monofazë për banorët e Jashanicës së Epërme është një nga vështirësitë më të mëdha.

Hoti premtoi angazhimin e tij dhe të kryetarit Bashota për sanimin e këtyre vështirësive me qëllim të lehtësimit të jetës për banorët e fshatit, thuhet në njoftimin e dërguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera