Lajme

Rexhep Selimi tregon se kur do te ndodh koalicioni LVV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 17 October 2019

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka treguar se kur do të ndodh koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selimi ka thënë se koalicioni LVV-LDK do të ndodhë pa vonesa, dhe pas certifikimit të rezultateve pritet të formalizohet, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu ai ka thënë se nuk ka qenë dhe nuk është pengesë e një bashkëpunimi të tillë, siç ishte thënë për kohë të gjatë.

-Advertisement-

“Unë Rexhep Selimi, nuk jam kundër koalicionit me LDK-në, ata që e kanë thënë këtë kanë qenë të pasaktë”, ka deklaruar ai.

 

Sa i përket përfshirjes së Listës Serbe në qeveri, Selimi ka thënë se ka një situatë të re pasi që asnjë subjekt tjetër politik i pakicës serbe s’ka marrë deputet, dhe duhet të respektohet Kushtetuta.

“Do ta respektojmë Kushtetutën, por nuk do të lejojmë ndikim të Serbisë në Qeverinë Kurti, Lista serbe nuk do të ketë ndikim në Kosovë”, deklaroi Selimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera