Lajme

Rexhaj-opozitës: Prapë po vajtoni, hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu”

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 26 October 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se opozita, si me koordinim, si pa koordinim me aleatët, po reagon ndaj veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Rexhaj tha se ndoshta “në Kosovë vërtet s’ka opozitë, por vetëm oportunistë”.

“Me muaj të tërë opozita ka vajtuar me akuzën që kryeministri Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat strategjike. Tani që kryeministri po punon me aleatët ka nisur vaji tjetër. Hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu. Opozitë, vendosni cili është qëndrimi juaj! Apo në Kosovë vërtet s’ka opozitë, por vetëm oportunistë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

I njëjti ka dashur t’i sigurojë partitë opozitare që çdo veprim i Kurtit shkon përkitazi me rregullat që parasheh Kushtetuta.

“Apo mbase i ka kapur frika që kryeministri Kurti po krijon aleancë me ndërkombëtarët për ta ruajtur Republikën dhe kushtetutën? Flini rehat, asgjë që bie ndesh me kushtetutën, parimet tona, asgjë, as edhe një presje”, tha tutje.

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera