Lajme

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 11 August 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se partia e tij ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj në Kanal10.

Më tej, Rexhaj duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë tha se Qeveria Kurti kishte paraparë hapjen në tre hapa.

-Advertisement-

“Keqmenaxhimi i tanishëm i pandemisë është për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila qeveri buronte nga vullneti i qytetarëve”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera