Lajme

Rexhaj frikësohet se do të ketë fryrje të listës së mësimdhënësve të të ’90-ave

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 31 May 2018

Sipas ekspertit të çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, pushteti e politika po e shfrytëzojnë temën e mësimdhënësve të viteve ‘90 për fuqi politike.

Duke përmendur fryrjen e listave të veteranëve, Rexhaj tha se frikësohet që e njëjta dukuri do të ndodhë edhe me atë të mësimdhënësve.

“Unë frikësohem që numri i tyre do të rritet, ne e dimë qysh është rritur numri i veteranëve. Unë shumë kam frikë që edhe ata që kanë punuar me serbët do të futen në lista”, ka thënë Rexhaj.

-Advertisement-

“Unë jam mësimdhënës që kam punuar në vitet e 90-ta dhe jam që të shpërblehen, por llogaritjet të bëhen mirë”, deklaroi ai.

Haxhiu dyshon në raportin e GAP-it për mësimdhënësit e të ’90-ave

Image

Duke e kundërshtuar zëshëm kopertinën e raportit të Institutit GAP të quajtur ‘Ndikimi Buxhetor i Ligjit për Punëtorët e Arsimit Shqip të Viteve të 90-ta’, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka hedhur dyshime edhe në pavarësinë e raportit.

“Nuk e di se kush ka qenë sponsor ngase nga kalimi i ligjit në qeveri, e keni parë se si ka ardhur në qeveri dhe është kthyer prapë. Në bashkëpunim gjithherë me SBASHK-un, shifrat që i kanë ata e kapë një buxhet prej 2 milionë dhe mos të harrojmë se është veç në leximin e parë”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë që një qëndrim të tillë karshi kopertinës mban edhe SBASHK-u, për çka kërkoi që instituti të kërkojë falje ndërsa raportin e vlerëson si të bazuar mbi dyshime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera