Lajme

Rexha: Kur mbyllen qendrat e votimit, do të kemi numër të shtuar të policëve  

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 11 June 2017

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, duke folur për angazhimin e këtij institucioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ka theksuar se në orët e fundit të procesit të votimit do të ketë policë shtesë nëpër qendrat e votimit.

Ai ka thënë për Telegrafin se shtimi i prezencës së Policisë, po bëhet me qëllim të parandalimit të çfarëdo ngjarje të pakëndshme.

“Ne do jemi shumë azhur në pjesën e mbetur të ditës, deri në momentin që do të përfundojë procesi i votimit. Nuk përfundon puna jonë me mbylljen e qendrave të votimit, sepse kemi punë shumë të ndjeshme edhe pas mbylljes së qendrave të votimit”. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera