Sport

Revolucioni tek Atletico, largohet edhe një yll i skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 23 May 2019

Klubi madrilen vazhdon t’u jap lamtumirën disa prej futbollistëve kyç të skuadrës në vitet e fundit.

Pas Diego Godin dhe Antoine Griemzann sot nga Altetico Madrid ka paralajmëruar largimin edhe Juanfran.

Spanjolli që ka qenë pjesë e Los Colchoneros për nëntë vite ka vendosur të mos vazhdojë kontratën dhe të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit në La Liga.

-Advertisement-

Juanfran numëron 355 paraqitje me Atleticon, me të cilën skuadër ka fituar një herë La Ligën, dy herë Ligën e Evropës dhe ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, por që të dyja i ka humbur nga Real Madridi.

Pas Juanfran, nga Atletico pritet të largohet edhe Filippe Luiz, i cili ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera