Opinione

Revolucioni digjital

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 06 July 2018

Sistemi bankar në Kosovë është zhvil­luar bashkë me shtetin e Kosovës. Pas lufte, është dashur të fillohet nga e para në konsolidimin e sistemit bankar. Për të filluar sistemin bankar, në atë kohë misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut është dashur të krijojë infrastrukturën ligjore, e cila ka të bëjë me Rregulloret që kishin fuqinë e ligjeve si dhe rregullat.

Pas funksionalizimit të infrastrukturës ligjorë u themeluar edhe Autoriteti i cili në arë kohë njihej si BPK apo Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës.

Ky Autoritet filloi licencimin e bankave të para komerciale. Misioni primar i kë­tyre bankave ishte të pranonin depozita në njërën anë dhe në anën tjetër të jep­nin kredi të ndryshme. I tërë ky aktivitet mbulohej përmes kontakteve direkte në mes klientëve dhe bankës. Për depozitim duhej të jesh prezent në bankë, gjithash­tu edhe për kredi, apo për pagesa të ndry­shme duhej të ishe prezent në bankë. Kjo mënyre e funksionimit të sistemit bankar në Kosovë shkaktonte tollovi të mëdha në radhë për të marrë shërbimet e nevo­jshme.

-Advertisement-

Bankat komerciale për të ofruar shër­bimet e tilla me qëllim të eliminimit të këtyre fenomeneve rrisnin numrin e pu­nëtorëve e sidomos në ato aktivitete të cilat kishin kontakt direkt me klientelën. Përveç shtimit të numrit të punëtorëve, apo edhe pikave, bankat komerciale ishin përkushtuar që të investonin ne risitë e teknologjisë me qëllim të përcillnin trendët ne këtë sektor. Sistemin tonë, shumë e ka ndihmuar edhe prezenca e shumë aktorëve në nivel ndërkombëtar, ku kanë sjellë tërë teknologjinë dhe risitë ne këtë sektor.

Sot pas një periudhe 19 vjeçare mund të konstatojmë që sistemi bankar është në hap me kohën dhe të gjitha trendët në ofrimin e shërbimeve bankare përmes inovacioneve të ndryshme, të cilat edhe njihen si FINTECH.

Fintech-u ka të bëje me të gjitha inova­cionet në financa përmes teknologjisë. Në çfarë mënyre ofron shërbime tek ne nga sektori bankar. Fillimisht shumë shër­bime dhe transaksione mund të kryhen përmes e-bankingut, tablet apo mobil të cilët përdorin internetin, si përcjellja e llogarisë për të gjitha transaksionet, pag­esat e ndryshme si ato individuale apo të biznesit, pa pasur nevojë të jesh prezent në radhë si më parë.

Gjithashtu një gjë të tillë na ofron edhe M-Bankingut, ku përmes telefonit mund t’i bësh të gjitha aktivitetet sikur të ishe në bankë. Një tjetër risi është edhe ATM (bankomati), ku klienti mund të bëjë tërheqje të parave nga llogaria e tij 24/7, ndërsa viteve të fundit edhe depozitimin mund ta bëje në çdo kohë sipas interes të klientit.

Kemi edhe pagesa të ndryshme përmes POS-ave (terminalet e pagesave). Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundëso­het përmes aktualisht 238 degëve dhe nëndegëve, 522 ATM-ve dhe 10,589 POS dhe 226,576 llogarive e-banking.

Përmes këtyre shifrave shohim që klientela çdo ditë e më shumë po largohet nga kontakti direkt me bankën.

Në bazë të statistikave shohim që Ko­sova qëndron mirë me ofrimin e shërbi­meve bashkëkohore sikur vendet në ra­jon. Kjo ka ndikuar që Kosova të ketë këtë performancë për shkak të strukturës së pronësisë së bankave, ku nga 10 banka komerciale 8 nga to vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ku qëndron Kosova në relacion me rajonin në përdorimin e këtyre aplikacioneve dhe inovacioneve financiare dhe bankare. Sa i përket sh­trirjes dhe dendësisë së rrjetit bankar, duke nënkuptuar bankomatët, terminal­et POS, si edhe përdorimin e e-bankingut, Kosova nuk qëndron keq në krahasim me vendet e rajonit dhe në përgjithësi me ato të Evropës Juglindore dhe Qendrore. Kjo më shumë vërehet nëse krahasimi bëhet për numrin aparateve, kartelave dhe të llogarive e-banking për kokë banori, apo për një kilometër katrorë. Megjithatë, janë disa faktorë që edhe këtu kanë ndikim, si sipërfaqja, densiteti, shkalla e zhvillimit ekonomik, si edhe numri e vlera e transaksioneve bankare.

Në mesin e dymbëdhjetë vendeve (Ko­sova, Shqipëria, Çekia, Turqia, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqe­donia), Kosova ka sipërfaqen më të vogël, kurse me popullatë ia kalon vetëm Malit të Zi.

Mirëpo, ka densitetin më të lartë. Karakteristikë e veçantë e vendeve të Ballkanit është rritja shumë e shpejtë si e ATM-ve, POS terminaleve dhe e lloga­rive e-banking.

Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të faktit se këto vende vonë kanë filluar me modernizimin rrjetit të tyre dhe të me­kanizmave për transaksione bankare. Këtu duhet veçuar Kosovën, e cila kri­jimin institucioneve bankare, rrjetit dhe të mekanizmave për transaksione e nisi para 16 vitesh.

Kur kemi parasysh këtë një periudhë kaq të shkurtër, atëherë duhet thënë se të arriturat në këtë fushë janë mjaft të mëdha.

(AUTORI, prof. Dr. Ibish Mazreku  ËSHTË PROREKTOR NË UNIVERSITETIN PUBLIK “HAXHI ZEKA” NË PEJË)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera