Lajme

Revolucion në Portugali / Punonjësit mund të punojnë nga shtëpia deri …

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 12 November 2021

Portugalia ka miratuar një ligj revolucionar sa i takon tregut të punës, që ligjvënësit thonë se do t’ua lehtësojë jetën punonjësve dhe për më tepër vendos një vijë të qartë ndarëse mes jetës private dhe aktivitetit profesional.

Me këtë ligj të miratuar, Portugalia bëhet vendi i parë në Europë që ka një legjislacion dhe rregulla që favorizojnë atë që njihet si “smart working”. Çfarë parashikohet?

Para së gjithash, punëdhënësit nuk mund të kontaktojnë më punonjësit pas orarit të punës, ose t’i monitorojnë ata ndërsa punojnë nga shtëpia. Një amendament më radikal, e ashtuquajtura “e drejta për t’u shkëputur”, megjithatë nuk ka kaluar. Ky parashikim bënte fjalë për mbylljen dhe fikjen e çdo kontakti, apo pajisjeje që mund ta lidhnin një punonjës me punën.

-Advertisement-

Pastaj është kapitulli i shpenzimeve. Puna nga shtëpia, sipas ligjvënësve portugezë, ka rënduar shumë mbi supet e punëtorëve dhe tani kompanitë duhet të japin një kontribut financiar për t’i ndihmuar ata të paguajnë për abonimin e tyre në internet dhe faturat e energjisë elektrike, por jo për ujin.

Kompanitë do t’i rimbursojnë këto shpenzime sikur të ishin udhëtime, ose dreka pune. Lajmi i mirë vlen edhe për ata me fëmijë të vegjël. Portugezët kanë marrë të drejtën për të punuar nga shtëpia pa qenë nevoja të bien dakord me punëdhënësin derisa të vegjlit të mbushin tetë vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera