Lajme

Revolucion në PD? Demokratët firmosin peticionin: Të ndalohet farsa elektorale! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 10 July 2017

Anëtarët e Partisë Demokratike të Korçës janë rebeluar kundër garës së zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë me argumentin se e gjithë kjo procedurë është një farsë.

Madje për ndalimin e garës për kryetar ka nisur dhe firmosja e një peticioni e cila deri në këto momente ka marrë firmat e 130 demokratëve.

Në rreshtat ku jepen arsyet për krijimin e këtij peticioni, demokratët firmëtarë shkruajnë se asnjë anëtar apo simpatizant i PD-së nuk mund t’I kërkojë llogari “hajdutit” të zgjedhjeve (Edi Ramës), por mund të bëjë përgjegjës “rojtarin” (Lulzim Bashën). Në peticion Basha është kritikuar ashpër për marrëveshjen që bëri në prill me kryeministrin.

-Advertisement-

“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.

“Anulimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z.Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”, shkruhet më tutje në peticion.

Fotot dhe materiali I peticionit është publikuar nga syri.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera