Lajme

Revoltohen në PTK: Nuk pranojnë ulje të pagave për t’ia paguar 30 milionët Blerim Devollit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 28 April 2017

Mosrespektimi i kontratës mes Telekomit dhe MVNO’s, Z-Mobile, i kushtoi ndërmarrjes publike 30 milionë euro, dënim ky që u vendos në Gjykatën e Arbitrazhit. Mënyrat se si do të paguhet njëri nga dëmët më të mëdha ekonomike të Telekomit, solli reagimin e sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Sindikata e punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka paralajmëruar menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje, që në asnjë mënyrë të mos prekë pagat e punëtorëve për të shlyer dënimin nga vendimi i fundit i arbitrazhit.

Kryetari i sindikatës, Lamih Balaj, ka thënë se më nuk do të lejojnë të dëmtohen punëtorët, siç ka ndodhur kohë më parë dhe se këtë dëm duhet ta paguajnë vetë ata që e sollën në këtë gjendje Telekomin.

-Advertisement-

I njëjti nuk ka përjashtuar edhe veprime të tjera për të mos lejuar prekjen e pagave.

Drejtori i Telekomit, Agron Mustafa, e ka pranuar se pagesa e kësaj gjobe nga ana e ndërmarrjes publike do të prekte pagat e tre mijë punëtorëve të Telekomit.

Madje, ai në emisionin Komiteti, pati thënë se nëse Blerim Devolli, i cili është pronar i Z-Mobile, kërkon pagesën e menjëhershme të 30 milionëve, punëtorët e Telekomit mund të mbesin pa paga.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pohuar se 30 milionëshi i humbur në Arbritrazh mund të sjell edhe bankrotimin e Telekomit.


Punëtorët e Telekomit nuk pranojnë ulje të… by kohanet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera