Revista e njohur, Forbes: A është Kosova historia më e suksesshme e Ligës së Kombeve?
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 22 November 2018
Revista prestigjoze amerikane, Forbes, i ka kushtuar artikull Kombëtares së Kosovës në futboll rreth arritjeve të kësaj të fundit.
“Liga e Kombeve në UEFA ka dhuruar emocione të shumta në vende të ndryshme të botës. Për skuadrat e mëdha, ka ofruar mikpritje dhe relaksim nga angazhimi i tepërt që lojtarët e kanë për lojra të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Për disa skuadra të mesme të futbollit Evropian, është mundësi e mirë që të luajnë kundër ekipeve të rëndësishme dhe iu ka mundësuar një rrugë për në Kampionatin Evropian 2020. Ndërsa për një ekip të vogël, ka dhuruar ndoshta momentet më të mira në historinë e futbollit të tyre”, ka shkruar Forbes.
Revista ka shkruar rreth historisë së Kombëtares Kosovare, që nga 2016 deri tek ndeshjet e fundit. Revista nuk ka hezituar të japë informata edhe rreth historisë së vendit tonë, përcjellë Ballkani.info.
“Historia e Kosovës në futbollin Evropian daton në vitin 2016 e deri tek fitorja e fundit kundër Azerbejxhanit. Ky shtet, i cili ka deklaruar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ka luftuar shumë gjatë që të pranohet në UEFA dhe ka filluar rrugëtimin pa lojtarë, pa stadion dhe shumë pak shpresë. Ndërsa sot, ata kanë mundësi të mira që të kualifikohen në Euro 2020” thuhet më tutje në artikull.
Revista ka shkruar rreth ndeshjes së djeshme të Kosovës kundër Azerbejxhanit ku Kombëtarja shënoi edhe fitoren e rradhës.
“Edhe pse sistemi mund të duket i ndërlikuar, të gjithë në Prishtinë duket se e dinë si funksionon. Ata hynë në stadion mbrëmjen e djeshme duke e ditur se iu duhet një fitore për të garantuar vazhdimin e rrugëtimit drejt Evropianit. Stadioni ishte i stërmbushur dhe zhurma e gëzimit nga tifozët sa herë që topi hyri në rrjetë, 4 herë, tregonte vlerën që këto gola kishin për këta qytetarë dhe për lojtarët gjithashtu, të cilët nuk fshehnin emocionet”.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës ditën e djeshme shënoi fitoren e radhës kundër Azerbejxhanit, ku fitoi 4-0 dhe garantoi vazhdimin e ndeshjeve të tjera.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...