Reuters: Rrahet gazetarja e kthyer në politikane
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 13 May 2017
Një gazetare e shquar kosovare, e cila këtë javë u bashkua me një parti politike, të cilën e kishte kritikuar gjatë, u rrah të shtunën në një parking pranë apartamentit të saj, shkruan Reuters.
Agjencia botërore e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për rrahjen e anëtarës së PDK-së Arbana Xharra, përcjellë AktivPress.
Reuters ka shkruar se dhuna politike nuk është e zakonshme në vendin e vogël ballkanik që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ku edhe sulmi i Xharrës u dënua gjerësisht nga udhëheqësit e Kosovës dhe partitë politike.
Shkrimi i plotë i Reuters
Arbana Xharra ishte kryeredaktore e gazetës së përditshme Zëri para se të bashkohej me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe në vendit. Burimet pranë partisë kanë thënë se ajo ka në plan të garojë në zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm.
Xharra ishte e njohur për shkrimet e saja që akuzonin zyrtarët e PDK-së dhe partit e tjera për korrupsion dhe nepotizëm.
Kur ajo u bashkua me partinë, duke thënë se donte t’i shërbente qytetarëve dhe të mbetet një zë kritik brenda PDK-së, ajo u dënua nga disa kolegë dhe përkrahës të opozitës.
“Viktima është transportuar në spital dhe gjendja e saj është e qëndrueshme”, tha policia në një deklaratë, pa dhënë më shumë detaje. Askush nuk është arrestuar akoma.
Në vitin 2015, Xharra mori çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit për ekspozimin e korrupsionit dhe shkrimet për ekstremizmin fetar. Këtu duke përfshirë emërimin e atyre që janë përgjegjës për rekrutimin e kosovarëve të rinj për t’u bashkuar me luftërat në Siri dhe Irak.
Të enjten, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thirri një zgjedhje të parakohshme parlamentare për 11 qershor pasi qeveria u hodh poshtë me një mocion mosbesimi një ditë më parë./AktivPress
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...