Lajme

Reuters raporton për rezultatin e takimit Kurti – Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 February 2023

Mediumi prestigjioz “Reuters”, ka raportuar për dakoordimin e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan të hënën pasdite ku diskutuan për planin franko-gjerman.

Mediumi citon shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka thënë se “nuk nevojiten më diskutime për planin frako – gjerman”, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Tani çështja e tij ka mbetur forma e zbatimi dhe për këtë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë.

Për muajin mars është paraparë një tjetër takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Maqedoninë e Veriut.

Reuters ka cituar edhe kryeministrin Kurti i cili ka thënë se “ishte i gatshëm të nënshkruante, por Serbia ka refuzuar”.

Ndërkaq Vuçiq citohet të ketë thënë se “takimi ka qenë shumë i vështirë”.

Ndërkaq, Gabriel Escobar, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se “nevojitet akoma shumë punë”.

Në këtë artikull përmendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si problem, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në marrëveshjet për Asociacionin në vitin 2013 dhe 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera