Lajme

Reuters raporton për Klan Kosovën: Qeveria e Kosovës po lëviz për mbylljen e televizionit

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 28 July 2023

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar për rastin e Klan Kosovës, ku MINT-i refuzoi ankesën e televizionit për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Reuters tha qe Qeveria e Kosovës e pezulloi licencën e transmetuesit më të madh privat në vend për një gabim në regjistrim, duke alarmuar gazetarët, të cilët akuzuan partinë në pushtet për një luftë të hapur kundër medieve.

Tutje, Reuters citoi edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët u shprehen të tronditur nga vendimi i MINT-it.

-Advertisement-

Në një deklaratë të përbashkët nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohura si QUINT-i, dhe zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se janë të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera