Lajme

Reuters raporton për Klan Kosovën: Qeveria e Kosovës po lëviz drejt mbylljes së televizionit

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 29 July 2023
Reuters tha që Qeveria e Kosovës e pezulloi licencën e transmetuesit më të madh privat në vend për një gabim në regjistrim, duke alarmuar gazetarët, të cilët kritikuan partinë në pushtet për një luftë të hapur kundër medieve.

Tutje, Reuters citoi edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët u shprehen të tronditur nga vendimi i MINT-it.

Në një deklaratë të përbashkët nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohura si QUINT-i, dhe zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se janë të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga qeveria.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera