Reuters për vizitën e Rutte: Nxiti Kosovën dhe Serbinë të përshpejtojnë dialogun dhe të normalizojnë marrëdhëniet

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 12 March 2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha të martën se aleanca është e përkushtuar ndaj misionit të saj paqeruajtës në Kosovë dhe u kërkoi udhëheqësve politikë në Beograd dhe Prishtinë që të përshpejtojnë dialogun për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, ka shkruar Reuters për vizitën e djeshme të Ruttes në Kosovë.
“NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 30 vjet tani. Angazhimi ynë mbetet i fortë sot, i kryesuar nga KFOR-i”, tha Rutte, duke iu referuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Bashkimi Europian.
Rutte foli në Prishtinë gjatë një vizite tek 4,686 personeli ushtarak i KFOR-it, shkroi Reuters, duke dhënë më pas edhe sfondin për pavarësinë e Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pasi NATO bombardoi forcat serbe për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve etnikë nga rajoni gjatë një lufte kundër një kryengritje 1998-99.
Por, në kushtetutën e saj, Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj.
Rutte tha se dialogu “është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet pezull dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen”.
Ai u bëri thirrje palëve të tregojnë fleksibilitet dhe kompromis.
Si Kosova, ashtu edhe Serbia synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por për të pasë përparim, duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Në vitin 2013 palët ranë dakord për një dialog të lehtësuar nga BE, por pak përparim është bërë.
“Normalizimi sjell stabilitet më të madh, më shumë mundësi investimi dhe gjithashtu siguri të qëndrueshme në të gjithë rajonin, për të mirën e të gjithëve”, tha Rutte.

Të tjera
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...
-
Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve
Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tender...
-
Pasojat ekonomike të divorcit në Zvicër prekin kryesisht gratë
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arte...
-
“Është e mundshme që Thaçi të lejohet të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme”
Gazetarja Rina Mujku ka thënë që ish-presidenti Hashim Thaçi mund të vijë në ...
-
SPAK nis hetimet për një grup policësh, dyshohet se ia dhanë telefonin Erion Veliajt
SPAK ka nisur hetimet për një grup policësh të Burgjeve që transferuan Erion ...
-
Haradinaj: Babai i Thaçit, viktiḿạ e fundit e presionit psikologjik nga Gjykata Speciale
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë vendi...
-
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë
Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë d...
-
Berisha në Shkodër: Beteja për të shembur diktaturën e dytë dhe rindërtuar Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të rëndësish...
-
Mospjesëmarrja e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, Musliu: Lavdia u takon UÇK-së e turpi qeverisë së Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë ...