Reuters: Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociatave, Shqipëria jo
Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 15 June 2019
Maqedonia e Veriut ka gjasa të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim më vonë gjatë këtij viti, ndërsa Shqipëria përballet me kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe Holandës, kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters në artikullin e saj me titull: Maqedonia e Veriut në rrugën e hapjes së negociatave, por jo Shqipëria.
Pavarësisht retorikës së Bashkimit Evropian se blloku ka nevojë të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të forcuar rrugën evropiane dhe për të mënjanuar ndikimin rus dhe kinez, ndjenja anti-emigracion ka ngritur dyshimet në disa vende veriore të Bashkimit Evropian.
Të mbështetur nga një numër qeverish të Bashkimit Evropian dhe nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar se ministrat për Europën të bllokut do t’iu hapnin rrugën bisedimeve gjatë një takimi javën tjetër në Luksemburg. Kjo do t’i hapte rrugën për aprovim nga liderët e BE-së në samitin e Brukselit më 20-21 qershor.
Por asnjë vendi nuk do ti jepet drita jeshile, janë shprehur diplomatët dhe zyrtarë të BE-së për Reuters, edhe pse 13 vende të BE-së përfshirë Italinë, Poloninë dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë thirrje publikisht për nisjen e negociatave.
Mundësia e fundit është arritja e një marrëveshjeje mes qeverive të vendeve të BE-së në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut e cila gjithashtu pritet ti bashkohet NATO-s në 2020.
“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë për të hapur negociatat duke marrë parasysh marrëveshjen historike për çështjen e emrit. Ndërsa Shqipëria është një problem i madh për disa qeveri. Nuk duket shumë premtuese”-është shprehur një zyrtar i lartë i BE-së. E konsideruar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria e cila tashmë është anëtare e NATO-s, ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA për Reuters, pavarësisht largimit nga detyra të disa gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...