Reuters: Arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në më pak se një vit

Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 06 December 2022
Agjencia britanike Reuters shkruan sot, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara nga BE-ja, se në versionin e ri të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të hartuar nga BE-ja, ka një afat kohor të qartë dhe se marrëveshja përfundimtare është pritet të arrihet për më pak se një vit.
Agjencia raporton se një diplomat i lartë i BE-së tha në margjinat e Samitit BE/Ballkani Perëndimor në Tiranë se një draft i propozimit të ri iu dërgua të dy palëve të hënën.
Sipas burimeve, siç raporton Reuters, të dyja palët pritet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit.
“Ka shumë gjëra që e bëjnë propozimin një hap të madh përpara në krahasim me situatën aktuale. Nuk është një njohje e plotë, por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve,” tha diplomati i paidentifikuar i BE-së.
Siç shton burimi, pas marrjes së opinionit të Beogradit dhe Prishtinës, propozimi është ripunuar dhe përmban një aneks me “një kalendar të qartë të veprimeve kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”.
Një burim i paidentifikuar i Reuters i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës “të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv dhe të fokusohen në përparimin në normalizim”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borel tha më herët sot pas mbërritjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë se versioni më i fundit i propozimit në dialog tashmë është përcjellë në Beograd dhe Prishtinë.
Borrel tha se versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Beograd dhe sot në Prishtinë për shqyrtim dhe duke iu përgjigjur pyetjes se a është e mundur një zgjidhje deri në vitin 2024, ai tha se nuk duhet të vendosen afate artificiale.

Të tjera
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në p...
-
Mbi 16 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë është ...
-
Presidenti ukrainas Zelenskiy, vazhdon vizitat në kryeqytetet evropiane
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdë...
-
Konjufca mesazh Escobarit për Zajednicen: Pa kryeministrin nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë t...
-
Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi
Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, do të diskutojë për ra...
-
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikoh...
-
Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
Mbi 15 mijë raportohet të ketë shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmeti...