Sport

Reus befason të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 04 October 2017

Marco Reus, ylli i Borussia Dortmundit, ka thënë se do t’i jepte të gjitha parat vetëm që të jetë i shëndosh.

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është duke u rikuperuar nga lëndimi të cilin e kishte pësuar në muajin maj, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Kupën e Gjermanisë.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka thënë se do t’i jepte të gjitha parat vetëm që të jetë i shëndosh, përcjell Express.

-Advertisement-

“Si lojtarë fitojmë shumë para, por nganjëherë paguajmë një çmim të rëndë me shëndetin tonë. Do t’i dhuroja të gjitha paratë për të qenë i shëndosh përsëri, për të qenë në gjendje të bëja punën time. Të luajë  futboll”, ka deklaruar ai.

Reus, i cili ka lënduar ligamentet, pritet t’i rikthehet fushës në mars të vitit 2018.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera