Retuers: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
08:24 | 12 June 2017
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.
Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme.
Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV) 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së.
Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit.
Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja ishte 48 dhe 43 për qind.Surpriza më e madhe ishte partia Vetëvendosje e opozitës, e cila pothuajse ka dalur partia e dytë, shkruan tutje Reuters.“Vetëvendosja ka fituar këtë numër votash për shkak se ata duan që të ndëshkojnë partitë qeverisëse”, tha Ismet Kryeziu, kreu i Demokracisë në Veprim.
Qeveria e re do të duhet të merret me papunësinë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, sidomos me Serbinë, një parakusht për të dy vendet për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
































