Lajme

Retkoceri (PDK): VV-ja ishte në dijeni për shpërndarjen e drogës me prejardhje nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 August 2023

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, pas arrestimit të asamblistit të VV-së , Besnik Mujecit, nën dyshimet për trafikim droge, ka thënë se i njëjti ka mundur ta ushtrojë ndikimin e tij në funksion të shpërndarjes së drogës.

Retkoceri tha se sipas informacioneve jozyrtare që kanë, prejardhja e drogës e llojit ekstazi është Serbia.

“Prejardhja e saj del të jetë Serbia. Kemi informacion jozyrtar se droga ka ardhur nga Serbia për vetë faktin se në tërë këto vite nuk kemi parë ndonjë rast të prodhimit të këtyre substancave në Kosovë dhe ka qenë lajm i habitshëm se si Kosova mund të jetë vend-burimi për dërgimin e këtyre substancave për shtete të tjera, sic është Shqipëria”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka kontribuar në trafikimin e kësaj droge, duke shtuar se zyrtarët e saj ishin në dijeni për shpërndarjen e ekstazisë në Tiranë,

“Pas hetimit duhet të dalin se a ka edhe zyrtarë të kësaj partie të përfshirë, duke e ditur se VV-ja e ka një pushtet absolut dhe e njëjta a ka kontribuar në trafikim të gjithë kësaj droge”.

“Si mos të jenë në dijeni kur ata merren me lloj-lloj temash dhe kur ky person ka qenë person i mandatar nga VV-ja që i njëjti të bëhet aksionar në Stacionin e Autobusëve dhe dyshimi i konfirmuar nga policia e Shqipërisë është se droga është bartur me autobusë nga Kosova për në Shqipëri”, tha Retkoceri.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera