Lifestyle

Restoranti i parë ‘pa teknologji’ në Verona: Një shishe verë falas, për ata që nuk përdorin celularin

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 02 April 2024

Ulur në tavolinë, duke shijuar një darkë në shoqërinë e partnerit, miqve apo të afërmve, pa celularë në tavolinë, pa pjata për të fotografuar dhe postuar në ‘Instagram’ dhe pa njoftime të zhurmshme. Një mirazh në shkretëtirë. Megjithatë, ekziston një oaz ‘pa teknologji’: është restoranti ‘Al Condominio’, i cili u hap fundjavën e kaluar në Verona.

“Donim të krijonim një restorant me qendër njeriun, për të rizbuluar bukurinë e një darke duke parë njëri-tjetrin në sy dhe duke biseduar”, – shpjegon Angelo Lella, bashkëpronari i ‘Al Condominio’ së bashku me Federico D’Erchia, Michele Zanichelli dhe Lorenzo Fraccaroli . Shohim çifte të ulur në tryezë duke fotografuar dhe postuar pjatat ose duke iu përgjigjur mesazheve në celular, pa thënë asnjë fjalë me njëri-tjetrin. Ne propozojmë të vendosim telefonin në një kuti personale dhe në këmbim japim një shishe verë.

Rrjedhimisht edhe menutë janë në letër, kod QR dhe opinionet mund të shkruhen vetëm në letër, si dikur.

-Advertisement-

Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm të shkëputen nga celulari, qoftë për vetëm disa orë.

Në ditët e para të hapjes, vetëm një e treta e klientëve pranuan sfidën e një darke pa celular. Mosha mbi 45-vjeç ishin më ngurrues. Propozimi ynë është që të gjejmë kohë për të folur me njëri-tjetrin në tavolinë, duke u relaksuar, ballë për ballë dhe pa shpërqendrime.

Ndërsa kuzhina e restorantit ‘Al Condominio’ përzien shijet nga Veriu në Jug, me pjata që e kanë marrë emrin nga stereotipat ironik të disa prej figurave që gjenden në çdo ndërtesë: antipastat ‘Quelli del Primo Piano’, pjatat e para si ‘Il Giardiniere’, ‘Le comari’ dhe ‘I Morosetti’ dhe pjatat e dyta si ‘La Spiona’, ‘La Betonega’ dhe ‘La Matta’. Gjithashtu, edhe ëmbëlsirat janë tematike, nga torta me trëndafila ‘La Siora’ deri tek tiramisuja ‘La Vecia di Sotto’.

Në kuzhinën tonë ndërthuret tradita, imagjinata dhe shija ndërkombëtare. Ne ofrojmë një përzierje stilesh dhe personalitetesh. Në fakt, në menu përfshihet edhe pjata ‘Lo Straniero’, e cila do të ndryshojë çdo dy javë, për të na çuar në zbulimin e shijeve etnike.

Po ju do të hiqnit dorë nga teknologjia?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera