Fun & Video

Restoranti gjobit klientët me 38 cent për “pyetje budalleske”

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 15 January 2020

Restoranti “Tom’s Diner” në Denver të SHBA-së është lokali i preferuar lokal qe 20 vite, por që ka një meny speciale.

Ky restorant ka vendosur që në meny të tij, së bashku me patatet e fërguara e pulën e pjekur të vë edhe “Pyetjet budalleske”.

Restoranti do të ‘gjobit’ çdo konsumator që bënë “pyetje budalleske” me 38 cent.

-Advertisement-

Menyja e tyre është postuar në rrjete sociale, ku ka bërë një bujë të madhe.

Shumica prej përdoruesve të rrjeteve sociale nuk besonin që kjo ishte e vërtet, por realisht është, raporton unilad.

Ky ‘specialitet’ jo vetëm që është në meny, por që shumë klient të restorantit janë gjobitur sepse kanë bërë ‘pyetje budalleske’.

Por kjo sigurisht është bërë për shkaka, pasi kjo meny nuk u jepet të gjithë klientëve, por vetëm atyre të zakonshmëve në lokalit, ka treguar menaxheri i tyre Hunter Landry.

Ky restorant ka këtë meny ‘speciale’ që prej vitit 1999, kur edhe është hapur, për ta bërë punën më argëtuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera