Sport

“Respekt për Cristianon”, Townsend zbulon pse ai kopjoi festimin ‘Siiu’ të Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 02 October 2021

Andros Townsend ka thënë se ai ka kopjuar festimin e Cristiano Ronaldos në shenjë respekti për sulmuesin e Manchester United, pasi goli i tij i dha Evertonit një barazim 1-1 në Old Trafford.

Mesfushori anësor anglez përfundoi me sukses një kundërsulm të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë për të anuluar golin e parë të Anthony Martial para pushimit dhe për të siguruar që ndeshja e Ligës Premier të përfundojë baras.

30-vjeçari festoi duke përsëritur festimin legjendar të Ronaldos të njohur si “Siiuu” tek flamuri i rivënies këndore dhe ky u pa si provokim ndaj portugezit.

-Advertisement-

Por, tani anglezi ka pohuar se nuk ishte menduar të ishte asgjë tjetër përveç një respekt apo nderim për yllin e Djajve të Kuq.

“Jo imitim, është vetëm një shenjë respekti për një djalë që ndikoi në karrierën time”, ka thënë fillimisht Townsend për BT Sport

“Kam kaluar shumë orë në fushën e stërvitjes dhe në dhomën e videove duke u përpjekur të analizoj goditjet e tij të lira dhe hapat e tij dhe mënyrën se si ai iu përkushtua futbollit”.

“Pra, nuk ishte një imitim, ishte një shenjë respekti për një nga idhujt e mi. Unë ndoshta nuk e kam bërë drejt festimin dhe nuk e kam ekzekutuar atë siç duhet”, përfundoi ylli i Evertonit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera