Lajme

Reshjet e shiut, uji depërton në Klinikën e Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 21 November 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, uji ka depërtuar në tavanin e Klinikës së dhe të Otorinolaringologjisë.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky depërtim nuk e ka penguar punën, përcjell Klankosova.tv.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera