Reshjet e shiut, situatë e rënduar në Shkodër dhe Lezhë
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 December 2022
Vijon të jetë problematike situata në Shkodër e Lezhë si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.
Nëpërmjet një njoftimi për media, Bashkia Shkodër bën me dije se në 24 orët e fundit, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur me 250 hektarë, duke shkuar në total 3020 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit.
Sipas njoftimit, banesa me prezence uji oborre e stalla, në total janë 155, nga të cilat 2 me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.
“Rruga e Obotit është e pakalueshme, ku niveli i ujit ka shkuar në 1.5 metër, ndërsa mund të aksesohet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Aktualisht në terren janë 4 të mjete të kalueshmërisë së lartë, 2 varka e 15 efektivë të Forcave të Armatosura”, thuhet në njoftim.
Po ashtu edhe rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, ku uji ka shkuar në lartësinë 1.6 metër. Të dislokuara në terren janë 2 mjete, 1 varkë dhe 11 efektivë të Forcave të Armatosura.
“Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit, ndërsa në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji në oborre. Në Bërdicë janë 450 ha tokë të përmbytura, në Rrethina e Livadë 20 ha dhe 5 banesa nën ujë, ndërsa nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë.
Të tjera
-
Pjesë të Ferizajt tash e 28 orë në terr, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë
Banorë të Ferizajt, konkretisht ata në rrugën “Hasan Prishtina” të këtij qyte...
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga bux...
-
Osmani shkruan për gurin e Trepçës që ia dhuroi Hovenierit: Trashëgimi e Rugovës, njeriu që vendosi themelet e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me rastin e takimit lamtum...
-
Mijëra euro dhe profile të rreme: Strategjia e shtrenjtë e Lumir Abdixhikut për të rritur ndjekësit në Facebook
Mbi 14 mijë euro i ka investuar në sponzorizime vetëm në profilin e tij në Fa...
-
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrạsjen e një oficeri dhe blogeri me bọmbë të fshehur
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të U...
-
DW: Provokuesi largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE
Hungaria mbajti Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj, periudhë q...
-
“70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta” – Bedri Hamza në takim me kryetarin e Pensionistëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë – Serbi
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-...
-
Gërvalla “harron” dështimet: Liberalizimi i vizave u bë realitet si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferenc...
-
Tre burra rrahen mes vete në aeroport
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Poli...
-
Kurti porosi ambasadorëve që të reagojnë shpejt: Serbia me ndihmën e Rusisë po përhapë narrartiva kundër Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve,...
-
Dalin pamjet kur shkrepen ạrmët në vrạsjen që ndodhi në “Bon Vivant”
Në seancën e datës 27.12.2024 për vrasjen që ka ndodhur në lokalin “Bon Vivan...