Lajme

Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 23 December 2024

Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar nga reshjet e dendura të borës, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të banorëve.

Disa qytetarë të rajonit të Pejës janë ankuar se magjistralja Pejë – Prizren po kalohet me vështirësi dhe se rrugët janë të papastruara nga akulli dhe bora.

Megjithatë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një përgjigje për portalin rtv21. ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ndërsa në atë pjesë sipas tyre nuk ka pasur të reshura të borës.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se bazuar në raportimet e menaxherëve regjional te gjitha rrugët janë te kalueshme, ndërsa sa i përket rrugës së cekur Pejë-Prizren ne ketë aks rrugor nuk ka pasur te reshura te borës dhe rrjedhimisht e njëjta është e kalueshmë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera