Lajme

Reshjet e Borës bllokojnë disa vende në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 08 December 2021

Qytetarët e disa fshatrave të Mitrovicës mbesin nga dy ditë të bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.

Bora e rënë gjatë dy ditëve të fundit ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në rajonin e Bajgorës.

Se reshjet e borës gjithmonë në këto anë krijojnë probleme e thotë edhe një banorë i kësaj ane.

-Advertisement-

“Zakonisht sa herë bjerë borë, një apo dy ditë zona mbetet e bllokuar. Komuna e pastron, por këtu nëse nuk veprohet rregullisht përsëri mbyllen rrugët. Për këtë dimër është hera e dytë që rruga bllokohet. Herën e kaluar kanë reaguar, derisa tani ende nuk e kanë hapur rrugën, shprehet qytetari.

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza përmes një mesazhi thotë se komuna pastron rrugët për të cilat i ka nën kompetencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera