Reshjet dhe ngricat në rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka një thirrje për shoferët
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 09 December 2021
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ministria u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që për shkak të kushteve atmosferike, të kenë pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur në mes të automjeteve.
Ministria gjithashtu deklaron se drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes për shkak të reshjeve dhe ngricave.
“Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës). Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet: Të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI-ja janë të furnizuara me kripë dhe pajisje për pastrimin e borës.
“Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës. Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën, që të bëjmë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































