Lajme

Reshje bore dhe ngrica, ky është parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 21 January 2021

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme.

22.01 – Kryesisht me vransira, më butë. Vende-vende me reshje lokale shiu, por më shumë në perëndim të vendit, e në zona malore edhe reshje bore.

23.01 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

-Advertisement-

24.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me shi, në perëndim të vendit mund të jenë më intensive. Në zona malore borë.

25.01 – Reshjet vazhdojnë edhe ditën e hënë, që do të përzien edhe me reshje bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje reshje bore.Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale nga -4C deri në 3C, e maksimalet rriten deri në 11C, ditën e premte, e nga fundjava me tendencë të rënies së lehtë.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-12m/s.Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, nga fundjava edhe thellë nën vlera mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera