Lajme

Reshitaj në Stamboll, Kosova faktor stabiliteti e paqeje në Rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 06 May 2018

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, mbajtur në Stamboll.

Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj deklaroi se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon.

Ajo falënderoi Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen  që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference.

-Advertisement-

“Për ne paqja është e panegociueshme, e domosdoshme dhe e paalternativë, është kushti paraprak për  të ndërtuar një shtet demokratik dhe shoqëri multietnike, një vend ku barazia e të gjithëve është  e garantuar me ligj” deklaroi ndër të tjerash ministrja Reshitaj.

Reshitaj theksoi rendësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin.

Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”.

Vlen të përmendet që gjatë prezantimeve në këtë konferencë u ri-konfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera