Reshitaj mohon se partia e Kurtit i kërkoi votë për Osmanin presidente
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 08 April 2021
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka mohuar se nga Lëvizja Vetëvendosje, i është kërkuar qëndrimi në seancën për presidentin, për të votuar pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit.
”Absolutisht jo. Ky vendim ka qenë i imi, i pavarur dhe krejtësisht profesional”, është shprehur Reshitaj.
Sipas saj, kishte javë para se të mbahej seanca, ku në mbledhje të kryesisë së AAK-së, kishin diskutuar për këtë çështje dhe ajo kishte dhënë mendimin e saj për të qenë pjesë e seancës.
”Ka javë që në mbledhje të kryesisë, kam dhënë mendimin tim që pse ne si AAK duhet të jemi në seancë gjatë zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Kanë qenë dy arsye kryesore që më kanë shty të jem pjesë e këtij procesi. Ne jemi në një situatë me pandeminë, sidomos unë që përcjellë nga afër çdo ndryshim që ndodhë me këtë gjendje. Dhe më është dukur më e pakta që mund t’i bëjmë vendit tonë të shkojmë në zgjedhje në këtë situatë pandemie”, tha ajo.
”Dhe e dyta është se Lista Serbe bëhej qartë faktorizim i ndërtimit të institucioneve të Kosovës. E kam ndjerë nga brenda që mund të ndikojë ta kem një mundësi që edhe më tutje Lista Serbe e shantazhuar nga Beogradi të ketë ndikim, impakt në ndërtimin e institucioneve të tjera. Përveç që kam respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha tutje Reshitaj.
Ndërsa kreu në detyrë i AAK-së Ramush Haradinaj u shpreh se Albena Reshitaj gaboi me pjesëmarrjen e saj në seancën për presidentin, duke zbehur rolin e AAK-së, deputetja në fjalë mohon të ketë dëmtuar subjektin që përfaqëson.
”Nuk mendoj që prezenca ime në sallë ka dëmtuar AAK-në. Vet ideja që unë marrë qindra mesazhe, e dëshmojnë të kundërtën”.
”Është e vërtetë që ne kemi pasur kandidatin tonë, dhe ne kemi kërkuar besim qytetar për kandidaturën për president nga partia jonë, por tek e fundit përtej interesit partiak, ka qenë stabiliteti institucional në të cilën gjendet Kosova edhe me pandeminë por edhe me çështje të tjera”.
Mes tjerash Reshitaj gjithashtu në Klan Kosova hodhi poshtë deklaratat se vota e saj ishte e ndikuar nga pazaret për përfitime personale.
”Mua më vjen keq për këto pretendime. Absolutisht jo. Nuk jam pjesë, apo më mirë të them, në natyrën time nuk ka gjëra të tilla, nuk funksionoj me idenë e gjykimeve të tilla, nuk merrem me këto çështje”, tha Reshitaj.
Të tjera
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...