Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 27 June 2023
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kanë votuar për të stopuar miratimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, gjatë seancës të mbajtur në Banja Llukë më 27 qershor.
Me këtë vendim është ndaluar heqja e regjimit të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, pavarësisht se për këtë çështje u arrit një marrëveshje për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor gjatë një takimi në kuadër të procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022.
Të 64 deputetët e pranishëm votuan për këtë çështje. Që ky vendim të miratohej, kërkohej një shumicë prej dy të tretave të votave.
Seanca u thirr pasi anëtarja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhekja Cijanoviq, inicioi një mekanizëm për të mbrojtur interesat vitale të Republikës Sërpska, sepse sipas saj, gjatë mbledhjes së 21 qershorit të Presidencës nuk pati konsensus për këtë çështje. Ajo tha se heqja e regjimit të vizave do të ishte e dëmshme për interesat vitale të Republikës Sërpska.
Konkluzioni për miratim urgjent të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes – së bashku me disa marrëveshje të tjera për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale – si dhe miratimi i Planit të Veprimit për përmbushjen e 14 prioriteteve kyçe i janë paraqitur Bosnjës nga Bashkimi Evropian për të vazhduar përpara në procesin e anëtarësimit.
Interesi vital i kësaj çështjeje u miratua njëzëri sa i përket Planit të Veprimit, për të cilin votuan 64 deputetët e pranishëm.
Të dyja këto vendime do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.
Parlamenti i këtij entiteti po ashtu miratoi disa konkluzione të grupeve parlamentare, përmes së cilave ata dënuan “aktet e dhunës, persekutimin politik, burgosjen dhe rrezikimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë së serbëve në veri të Kosovës”.
Deputetët po ashtu u bënë thirrje aktorëve relevantë ndërkombëtarë që të ndërmarrin masa për të normalizuar sa më shpejt që të jetë e mundur situatën në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.
*Ky lajm do të përditësohet së shpejti
Të tjera
-
“Lija e Majmunit” në Kosovë, IKSHPK tregon për simptomat, pas paraqitjes së rastit të parë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me disa këshilla...
-
“Pis burrë” – Erion Veliaj reagon ashpër pasi Sali Berisha tha se u arratis në SHBA
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të Sali B...
-
Pjesë të Ferizajt tash e 28 orë në terr, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë
Banorë të Ferizajt, konkretisht ata në rrugën “Hasan Prishtina” të këtij qyte...
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga bux...
-
Osmani shkruan për gurin e Trepçës që ia dhuroi Hovenierit: Trashëgimi e Rugovës, njeriu që vendosi themelet e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me rastin e takimit lamtum...
-
Mijëra euro dhe profile të rreme: Strategjia e shtrenjtë e Lumir Abdixhikut për të rritur ndjekësit në Facebook
Mbi 14 mijë euro i ka investuar në sponzorizime vetëm në profilin e tij në Fa...
-
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrạsjen e një oficeri dhe blogeri me bọmbë të fshehur
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të U...
-
DW: Provokuesi largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE
Hungaria mbajti Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj, periudhë q...
-
“70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta” – Bedri Hamza në takim me kryetarin e Pensionistëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë – Serbi
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-...
-
Gërvalla “harron” dështimet: Liberalizimi i vizave u bë realitet si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferenc...
-
Tre burra rrahen mes vete në aeroport
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Poli...