Lajme

Republika Çeke i kërkon ndihmë Polonisë për pacientët COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 26 February 2021

Qeveria çeke i ka kërkuar Polonisë që të marrë nga pacientët e saj COVID-19, njoftoi sot agjencia çeke e lajmeve CTK, pas një takimi dje në mbrëmje të qeverisë.

“Qeveria çeke dëshiron të negociojë hyrjen falas, mbi bazën e reciprocitetit të ardhshëm, të pacientëve në spitalet në Poloni dhe gjithashtu në Gjermani”, tha ministri çek i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Autoritetet çeke planifikojnë të aplikojnë në Komisionin Europian për rimbursimin e kostove të transportit të pacientëve.

-Advertisement-

Më parë këtë muaj, , kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki i ofroi Republikës Çeke dhe Sllovakisë vende në spitalet polake për pacientët COVID, raporton ATSh.

Zëvendësministri çek i Shëndetësisë, Vladimir Czerny ka thënë se Republika Çeke do t’u kërkojë ndihmë partnerëve të huaj, kur shtretërit në vend do të tejkalojnë kapacitetin 90 %.

Aktualisht, janë të zëna 86 % e shtretërve në kujdesin intensiv dhe 77 % e shtretërve të përshtatur për administrimin e oksigjenit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitalet janë në prag të mbingarkesës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera