Sport

Reprezentuesi i Kosovës nis stërvitjet pasi e mposhti koronavirusin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 28 March 2020

Valdrin Mustafa e ka shënuar golin e karrierës, derisa e ka mposhtur sëmundjen e ‘koronavirusit’.

Ai ka rezultuar negativ në testet e fundit mjekësore dhe tashmë ka filluar edhe të stërvitet në kushte shtëpiake.

Këtë e ka konfirmuar vetë Mustafa në një prononcim për Gazetën “Sheshi”.

-Advertisement-

“Jam duke e marrë vetën dalëngadalë. Pas testimit të fundit që doli negativ kam kontaktuar me trajnerët dhe ata më kanë dhënë një plan për të filluar stërvitjet“, ka deklaruar fillimisht Mustafa.

Fotografia e Valdrin Mustafa

Ai ka publikuar edhe një video gjatë ditë, teksa tregon se si ka filluar edhe të stërvitet.

“Po, sot kam filluar me disa stërvitje të lehta, gjithnjë në kushte shtëpie“, deklaroi Mustafa.

Reprezentuesi i Kosovës U21 aktualisht është pjesë e skuadrës Hanover, derisa në të kaluarën ishte pjesë e klubit “1.FC K’lautern” duke i kaluar të gjithë gjeneratat dhe më pas për të kaluar në ekipin e parë.

Ai këtë edicion për ekipin e dytë të Hanoverit ka realizuar gjashtë gola në 18 paraqitje, si dhe gjithashtu ka asituar dy herë për bashkëlojtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera