Reporterët pa Kufij: 65 gazetarë u vranë në vitin 2017
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 19 December 2017
Reporterët pa Kufij (RSF) kanë publikuar grumbullimin vjetor të dhunës dhe abuzimeve ndaj gazetarëve anembanë botës.
Një total prej 65 gazetarësh u vranë në vitin 2017, ndërsa 326 aktualisht janë në burg ndërkohë që 54 gazetarë janë mbajtur peng.Gazetarët po ikin nga Siria, Jemeni dhe Libia vende këto që janë bërë shumë të rrezikshme, por Reporterët pa Kufij kanë raportuar se gazetarët kanë nevojë për mbrojtje.
OKB ka miratuar disa rezoluta për sigurinë e gazetarëve që nga viti 2006 dhe shumë organizata të lajmeve kanë miratuar procedura sigurie.Rënia nuk vlen për vdekjen e grave gazetarëve, të cilat janë dyfishuar. Dhjetë gra janë vrarë në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, ku kanë ndodhur pesë raste. Shumica e këtyre viktimave ishin reportere hulumtues me eksperiencë në luftë.Përkundër kërcënimeve, ata vazhduan të hetojnë dhe të ekspozojnë rastet e korrupsionit.
Viktimat përfshijnë Daphne Caruana Galizia në Maltë, Gauri Lankesh në Indi dhe Miroslava Breach Velducea në Meksikë.Në një tjetër prirje të rëndësishme në vitin 2017, disa vende që nuk janë në luftë janë bërë pothuajse aq të rrezikshme për gazetarët ashtu si zonat e luftës: 46% e vdekjeve kanë ndodhur në vendet ku nuk ka luftë të hapur, kundrejt vitit 2016 ku kanë ndodhur rreth 30% të rasteve.
Në Meksikë kanë ndodhur 11 raste të gazetarëve ndërsa në Siri, që ishte vendi më vdekjeprurës për gazetarët në vitin 2017, kanë vdekur 12 gzetarë.“Gazetarët hulumtues që punojnë në histori të mëdha si korrupsioni dhe skandalet mjedisore luajnë një rol themelor mbikëqyrës dhe janë bërë objektiva për ata që janë të zemëruar nga raportimi i tyre”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.
“Kjo situatë është alarmante nënvizon nevojën për t’u dhënë gazetarëve më shumë mbrojtje në një kohë kur të dy sfidat e raportimit të lajmeve dhe rreziqet po bëhen gjithnjë e më të ndërkombëtarizuara”, është shprehur Deloire.
Ashtu si numri i të vdekurve, numri i gazetarëve në paraburgim ka rënë gjithashtu. Gjithsej 326 gazetarë janë mbajtur në burg që nga 1 dhjetori i vitit 2017, 6% më pak se në vitin 2016.Edhe pse ka rënë numri i gazetarëve të cilët janë në burg, ka një numër jashtëzakonisht të lartë të gazetarëve të arrestuar në vende të caktuara, si Rusia dhe Maroku.
Megjithatë, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të burgosur po mbahen në vetëm në pesë vende. Kina dhe Turqia janë ende dy burgjet më të mëdha në botë për gazetarët. Ato ndiqen nga Siria, Irani dhe Vietnami.Së fundi, 54 gazetarë janë aktualisht duke u mbajtur nga grupe të armatosura jo shtetërore si Shteti Islamik dhe Houthis në Jemen.
Pothuajse tre të katërtat e këtyre pengjeve vijnë nga radhët e gazetarëve vendas, të cilët zakonisht paguhen pak dhe shpesh duhet të marrin rreziqe të mëdha. Gazetarët e huaj që aktualisht mbahen peng janë rrëmbyer në Siri, por pak dihet për vendndodhjen e tyre aktuale.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...