Lajme

Reportazhi i ‘Blick’: Ku e kalon kohën e lirë rinia në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 21 February 2018

E përditshmja e madhe zvicerane ‘Blick’ i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kosovës dhe vendeve që ka për t’u argëtuar në Prishtinë.

“Newborn” është shkruar me shkronja të mëdha përballë kompleksit sportiv në rrugën “Luan Haradinaj”. Që nga shpallja e Pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Monumenti në kryeqytetin e Kosovës, ka qenë një shenjë e një fillimi të ri. Fansat e Rita Orës do ta njohin atë nga videoja e tyre “Shine Ya Light”

Shteti është i ri, ai tani po feston 10-vjetorin e Pavarësisë. Rreth një e treta e popullsisë prej 1.8 milionë banorëve janë nën moshën 35-vjeçare.

-Advertisement-

Por, si e kalojnë kohën e lirë? Për mëngjes takoj dy miq në kafen në rrugën Enver Maloku 82. Derisa marr çajin, ata më tregojnë se babai i Dua Lipës ishte aty. Babai i këngëtares së njohur shpesh pi kafe këtu.

Prishtina ka rreth 200 mijë banorë, ndërsa aty ndodhet edhe selia e Qeverisë, transmeton albinfo.ch.

Në qendër të qytetit është bulevardi ‘Nëna Terezë’. Aty mund të shëtitësh në qendër të qytetit, kurse ‘Kulerat’ preferojnë Kafenenë “Ditë e Natë” ose “Soma”.
Taverna Tirona rezulton një vend komod për të ngrënë, derisa ushqimi tradicional shërbehet në Taverna “Sofra Bezi”. Kur këngëtarët marrin mikrofonin, hapësira midis karrigeve dhe tavolinave kthehet një kënd për valle. Për të festuar, kosovarë nuk kanë nevojë për klube. Në vendin më të ri në Evropë, mundësitë janë të kufizuara, por ata krijojnë disa vende.

Në Prishtinë ka udhëtime çdo ditë nga Zvicra dhe Gjermania, derisa koha e fluturimit është 1.5 orë. Hoteli Grand dhe Hotel Prishtina janë dy hotele ku mund të vendoseni. Për ekskursion mund të shkoni në Prizren, qytetin e dytë më të madh në Kosovë, që gjithashtu është edhe qendra kulturore e vendit dhe një qytet i vjetër piktoresk për shëtitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera