Rozë

Reperja e njohur në gjyq, urdhëroi rrahjen e dy striptisteve se fjetën me burrin e saj

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 22 June 2019

Reperja amerikane Cardi B është hedhur në gjyq, në lidhje me një sherr në një klub striptizmi në New York.

Ish-striptistja, emri i së cilës është Belcalis Almanzar, është përballur me akuza për keqbërje mbi incidentin në Angels NYC in Queens në gusht.

-Advertisement-

Ajo u arrestua në tetor me dyshimin se urdhëroi një sulm ndaj dy baristeve në klub të quajtura Jade dhe Baddie G.

TMZ raporton se incidenti dyshohet se ndodhi pasi reperja akuzoi Jade se kishte fjetur me bashkëshortin e saj Offset.

Gratë pretendojnë se u plagosën gjatë përleshjeve kur njerëzit Cardi filluan ti godisnin me shishe dhe karrige.

Të premten, një juri paditi yllin 26-vjeçar me 14 akuza, duke përfshirë dy akuza për sulm me qëllim shkaktimin e lëndimeve të rënda fizike.

Në prill, Cardi B hodhi poshtë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera