Rozë

Reperja e famshme testohet 4 herë në javë për Covid, e revoltuar: Sa herë testohemi shpenzojmë 250 dollarë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 29 January 2021

Reperja me famë botërore, Cardi B, ka zbuluar herë pas here se testohet për Covid-19, pasi ka frikë se mos infektohet duke qenë se është në kontakt me shumë njerëz.

“People” shkruan se reperja ka treguar së fundmi se në fakt shpenzon shuma të mëdha parash jo vetëmpër t’u testuar vetë, por edhe për skuadrën e saj. Ajo është shprehur se në këtë situatë shumë njerëz po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

“Unë testohem për Covid 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohet. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërtetë një biznes i ri”, ka treguar ajo.

-Advertisement-

Fansat kanë menduar se reperja i bënte testet falas, por ajo ka shpjeguar se kjo ndodh vetëm në rastet kur ke simptoma të Covid.

“Është falas kur shkon te doktori, por kur është për punë dhe ti duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem”, është shprehur reperja.

Cardi ka shpjeguar se nuk e ka bërë të gjithë këtë për t’u ankuar, por për të nxjerrë në pah faktin se testimet “janë kthyer tashmë në një biznes të mirëfilltë, sikur të ishin pjesë e planit të pandemisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera