Rozë

Reperja e famshme përfundon në gjykatë, pranon se ka paguar një person që…

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 16 September 2022

Reperja e famshme, Cardi B, është paraqitur së fundmi në dyert e Gjykatës së Lartë të Queens. Dhe shkak është bërë një ngjarje e vitit 2018.

Mediat e huaja shkruajnë se mbi reperen rëndojnë akuzat për një përleshje banale midis saj dhe dy motrave banakiere në një klub striptizmi.

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat. Madje ajo ka pranuar se i kishte paguar një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.

-Advertisement-

Përballë gjyqtares Michelle Johnson, reperja e lindur në Bronx, pranoi një marrëveshje duke pranuar fajin, që i kurseu asaj dënimin me burg.

Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje trevjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, autorja e hitit “Up” ka reaguar në “Instagram”-in e saj, duke ndarë disa foto nga prezenca në gjykatë. Cardi B kishte zgjedhur të paraqitej e denjë me një fustan të bardhë pas trupi, si për të treguar se është e gatshme të përballojë gjithçka.

“Dielli nuk do të shkëlqejë çdo ditë, prandaj mua më pëlqen e nesërmja”, shkruan reperja e famshme bashkëngjitur me fotot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera