Rozë

Reperi Stresi xhiron gomat dhe zbraz kallashin në kushtet e karantinës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 26 March 2020

Reperi Arkimed Lushaj duket se nuk heq dot dorë nga gjërat ‘e rrezikshme’, dhe kësaj radhe e ka tunduar kallashi. Prej disa ditësh reperi ndodhet në Greqi i zoluar bashkë me tre miq të tij. Por, Stresi ka gjetur si të largojë stresin e karantinës.

Bashkë me miqtë e tij kanë vendosur të provojnë një sport të rrezikshëm, atë të të shtënave me armë zjarri. Teksa kanë bërë një xhirim të çmendur gomash, me makinën e tyre, dëgjohen dhe të shtënat në ajër.

“Bad boy for life është krejt jetaaaa,”- shkruan Stresi në videon e publikuar në rrjete sociale.

-Advertisement-

Por, nuk është mjaftuar me aq. Bashkë me mikun e tij në mes të rrugës, secili me kallash në dorë, reperi ka shijuar një tjetër gjuajtje në ajër, duke treguar hapur armët në duar.

Nuk është hera e parë që reperi guxon me gjëra të ndaluara. Stresi njihet për telashet e shpeshta me policinë dhe nuk nguron të tregojë hapur që tërhiqet nga ‘jeta prej djali të keq’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera