Rozë

Reperi i njohur një bashkëshort i “rreptë”, ndalon gruan e tij të…punojë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 13 October 2020

Edhe pak e reperi i njohur, Gold Ag, do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, e cila është me profesion mjeke estetike, Ermira Shkodra, është në pritje të ëmbël.

Gold Ag dhe Ermira u martuan në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente koronavirusi në vendin tonë. Lajmin që ishin martuan e zbuluan përmes postimeve në” Instagram”.

Reperi ishte së fundmi i ftuar në emisionin Rudina, ku ka treguar se ai është një bashkëshort mjaft i kujdesshëm dhe e ka penguar bashkëshorten e tij të punojë për shkak të pandemisë.

-Advertisement-

Ai është kundërshtuar nga Rudina Magjistari duke i thënë se ajo është mjaft e madhe për të vendosur për gjërat e saj dhe nuk mund ta urdhërojë që të bëjë atë që ai dëshiron. Reperi shprehet se e do fort dhe për këtë arsye ia ka ndaluar të punojë dhe mbi të gjitha ajo është edhe shtatzënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera