Rozë

Reperi 22-vjeçar fshin foton komprometuese me Wanda Nara

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 21 October 2022

Historia mes Wanda Nara dhe L-Gante vazhdon, ajo po tërheq vëmendjen e të gjitha mediave. Reperi dhe ish-bashkëshortja e Mauro Icardit tashmë duket se janë çift zyrtar.

“Ata kanë mbërritur bashkë në disko dhe u kuptua nga të gjithë sikur të ishte prezantimi zyrtar i historisë së tyre të dashurisë. Të gjithë e morën kështu, i uruan. Kaluan shumë mirë, ishin shumë të përkëdhelur”, – tregoi një mik i pranishëm në “party” me të dy.

Mirëpo, shpërtheu edhe rasti i parë mes të dyve, pikërisht fotot e publikuara fillimisht dhe më pas të fshira nga L-Gante. Reperi në fakt ka postuar një foto në të cilën është shumë i afërt me Wanda Nara, për ta fshirë pak minuta më vonë.

-Advertisement-

Ndër teoritë për këtë gjest është edhe dëshira për ta mbajtur ende sekret lidhjen apo një kërkesë e vetë Wanda, e cila ende po kalon peripecitë e ndarjes nga Mauro Icardi. Sidoqoftë, ka ditë që mediat dhe rrjetet sociale japin detaje shumë interesante për evolucionin e historisë së tyre.

Burime shumë pranë “çiftit” kanë ndarë detaje të reja mbi lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto të bujshme mes të dyve. Sipas burimeve, Wanda Nara dhe L-Gante darkuan së bashku në restorantin Gardiner dhe më pas u transferuan në klubin e natës Tequila.

Aty do të shiheshin duke shkëmbyer puthje të shumta në mes të pistës. Jo vetëm kaq, për të mos u shqetësuar, të dy do të ishin strehuar në fund të zonës VIP, në një kënd të vogël për të pasur më shumë intimitet. Sipas burimeve, çifti ka treguar shumë përzemërsi, madje edhe me përqafime dhe përkëdhelje dhe se do të qëndronin në dhomë deri në orën 03:30 të mëngjesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera