Lajme

Rënie e pritur e “Vetëvendosjes”

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 24 October 2017

Lëvizja “Vetëvendosje” në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit arriti t’i befasojë të gjithë kur doli si partia më e votuar në vend.

Por kjo gjë ndryshoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat sipas rezultateve të publikuara deri më tani e radhisin atë si partia e tretë më e votuar në vend pas LDK-së dhe PDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Madje “Vetëvendosja” nuk arriti të fitojë as kryeqytetin pa balotazh, ndonëse këtë qendër ata e llogaritnin si të fituar.

-Advertisement-

“Vetëvendosja” do të garojë në balotazhin e Prishtinës, Prizrenit, Podujevës, Gjilanit, Vushtrrisë, Vitisë, Kaçanikut dhe Kamenicës.

E njohësit e çështjeve politike këtë rënie të “Vetëvendosjes” e shohin si të parashikuar.

Sipas tyre, ajo triumfoi në zgjedhjet nacionale për faktin se vendi gjendej në krizë, e shkaktuar nga opozita, dhe votuesit iu hakmorën duke votuar për lëvizjen “Vetëvendosje”.

Gjithashtu arsyeja tjetër, sipas tyre, është edhe emërimi në momentet e fundit i kandidatëve nga ky subjekt politik u është hakmarrë atyre në rezultatet e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera